Për herë të tretë Franca dhe Danimarka do të luajnë në finalen e Kampionatit Botëror në hendboll

Këtë të dielë, Danimarka dhe Franca do të luajnë për herë të tretë në finale të Kampionati Botëror në hendboll

Për herë të tretë, Danimarka do të luajë në finale të Kampionati Botëror në hendboll, ndërsa Franca rikthehet pas mungesës në dy finalet e kaluara.

Në Gdansk të Polonisë, Danimarka e ka mposhtur Spanjën në gjysmëfinalen e parë me rezultat 26:23. Pas pjesës së parë, danezët kishin epërsi prej pesë golave, 15:10.

Lojtari më efikas nga Danimarka ishte Simon Pytlick, i cili shënoi gjashtë gola. Ndërkaq te Spanja ishte Alex Dujshebaev me pesë gola, derisa ndeshja u luajt para 6500 shikuesve.

Ndërkohë, gjysmëfinalja e dytë është luajtur në Stokholm të Suedisë, ku Franca ka kontrolluar ndeshjen ndaj Suedisë për të fituar në fund me rezultat 31:26.

Finalja e tretë luhet të dielën e 29 janarit në Stokholm prej orës 20:30, ndërkaq skuadrat finaliste të Botërorit janë përcaktuar të premten.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika