Bildt për propozimin evropian: Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve, është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë

Carl Bildt, ish-kryeministër i Suedisë

Propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve, ish-kryeministri i Suedisë, dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, po e konsideron si një “ofertë të drejtë”.

Bildt e ka cicëruar postimin e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili kishte cituar qëndrimin e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke u shprehur “nënshkruani marrëveshjen ose përballuni me pasoja”.

Sipas Bildt, marrëveshja e propozuar nga BE-ja do t’i lejonte që të dy vendet të ecnin përpara.

Ai thotë se nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërën nga dy vendet.

“Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë që është në tavolinë tani. Kjo do t’i lejonte që të dy të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të të dyve, por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse. Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, shkroi ai.

Edhe diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, kishte thënë se propozimi franko-gjerman nuk përcakton një zgjidhje përfundimtare, por është një hap i rëndësishëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, në këtë plan nuk ka njohje zyrtare diplomatike.

“Propozimi franko-gjerman nuk përcakton një zgjidhje përfundimtare, por është një hap i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nuk ka njohje zyrtare diplomatike, por sipas modelit të bashkëpunimit gjermano-gjerman, hapa të rëndësishëm duhet të ndërmerren në mënyrë pragmatike në normalizimin e ndërsjellë të marrëdhënieve”, ka thënë Petritsch.

Petrich tha se BE-ja dëshiron sukses në këtë vit sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika