Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës, pritet të ketë edhe interpelancë me Kurtin

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, të hënën, do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite do të jenë shumë pika

Të hënën e 30 janarit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00, do të mblidhet për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca, si dhe për përgatitjet për seancën e re plenare.

Në këtë mbledhje në rend dite do të jenë nëntë pika.

Në mesin e shumë pikave në rend dite do të jetë edhe një interpelancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mbi çështjen ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Rendi i ditës

  1. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022 dhe 18 janar 2023: 
  • Votimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022:
  • Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022:

  •   Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
  • Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,
  •  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
  • Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,
  • Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,
  • Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
  • Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  • Zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
  • Zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
  1. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 12 dhjetor 2022:

Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022: 

  1. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor   2022:

 VII. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:

VIII. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

  1. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika