Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se Asociacioni i një grupi të ndarë nuk është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se nuk i kupton benefitet që mund t’i ketë Kosova nëse e themelon

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është mirë të krijohet.

Walker tha se Asociacioni i një grupi të ndarë nuk është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se nuk i kupton se benefitet që mund t’i ketë Kosova nëse e themelon, por, që sipas tij, krijimi i Asociacionit nuk është një gjë e mirë.

“Mendoj që duhet të refuzojë atë lloj propozimi (Asociacionin), ky është mendimi im, ndoshta nuk i kuptoj benefitet e caktuara që vijnë, por, mendoj që nuk është mirë të krijohet, një popull, një vend ku thoni ku ju dalloni prej të tjerëve dhe të keni disa të drejta të tjera. Për mua nuk besoj që do të ndihmojë(themelimi i asociacionit) këtë vend. Asociacioni i një grupi të ndarë më ndryshe nuk është një zhvillim pozitiv”, ka thënë Walker.

Ndërkaq, gjatë ditës së hënë është publikuar draft-statuti nga Fondacioni Friedrich Ebert-Stiftung në Prishtinë për Asociacionin.

Ai përmban 18 nene. Që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.

Pos kësaj, në pikën dy të nenit të parë theksohet se statuti i Asociacionit është akti më i lartë juridik i këtij mekanizmi i cili miratohet nga Kuvendi Themelues i këtij asociacioni.

Walker: Qesharake të mbahen në paraburgim krerët e UÇK-së, në Hagë po ndodhë drejtësi e shtrembëruar 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika