Protesta masive në Francë kundër planit për pensione të Macronit

Në gjithë Francën janë mbajtur protesta masive kundër reformës pensionale

Në Francë, më 31 janar, u mbajtën protesta në tentim për t’i bërë presion presidentit Emmanuel Macron që të heqë dorë nga plani për reformën e pensioneve, me qindra mijëra persona që protestuan dhe grevat që penguan transportin dhe mbajtjen e mësimit.

Kjo është hera e dytë në më pak se dy javë që në Francë është mbajtur një protestë masive që sfidon planin e Macronit për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç. Ky plan është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial.

Sipas burimeve të AFP-së brenda policisë franceze, 1.2 milionë persona protestuan në mbarë Francën, shkruan REL.

Në protestën e 19 janarit kishin protestuar 1.1 milionë persona.

Njëri nga organizatorët e protestave, Philippe Martinez, tha për mediat se në mbarë Francën janë mbajtur 250 marshe.

Pavarësisht protestave, Macron nuk ka shfaqur ndonjë shenjë se do të tërhiqet nga plani i tij, teksa më 30 janar tha se kjo reformë ishte “esenciale”.

Për ruajtjen e qetësisë gjatë protestave u mobilizuan 11.000 policë dhe vetëm në Paris ishin 4.000 zyrtarë të rendit.

Për shkak të protestave dhe grevave të martën, shumë banorë të Francës kanë punuar nga shtëpitë dhe fëmijët nuk kanë shkuar në shkollë, pasi punëtorët e sektorit të transportit dhe ata të edukimit kanë hyrë në grevë.

“Kjo është më shumë sesa vetëm për pensionin, kjo ka të bëjë me atë se çfarë shoqërie duam ne”, tha Martine Beugnet, profesor universitar.

Po ashtu, shërbimi i trenave dhe i metrove ishin të kufizuara për udhëtarët.

Franca ka moshën më të ulët të kualifikimit për pension shtetëror në mesin e ekonomive më të mëdha evropiane.

Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të garantuar të ardhmen e financimit të sistemit pensional, i cili pritet të kalojë në deficit në vitet e ardhshme.

Por, kundërshtarët e reformës kanë thënë se sistemi pensional nuk është problemi, duke insistuar se shpenzimet për pensione nuk kanë dalë jashtë kontrollit.

Në Parlament, aleatët e Macronit nuk e kanë shumicën absolute dhe do të duhet t’i marrin votat e konservatorëve për të kaluar këtë legjislacion të ri.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika