Hoti e merr fjalën në emër të Kosovës në Kongresin Amerikan

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se në Kongresin Amerikan të martën në tryezën e diskutimit për çështje të sigurisë e ka marrë fjalën në emër të Kosovës. Ndërkaq, ka bërë të ditur se aty ka treguar se për çfarë ka nevojë Ballkani Perëndimor

Tryeza me disa nga përfaqësuesit nga Kosova në Kongresin Amerikan

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, po qëndron në Uashington së bashku me përfaqësues të tjerë të partive politike në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se në tryezën e mbajtur për çështje të sigurisë në Kongresin Amerikan të martën e 31 janarit, ka marrë fjalën në emër të Kosovës.

“Në Kongresin Amerikan në tryezën për çështje të sigurisë. Në prani të kongresistëve, në dakordim me kolegët, mora fjalën në emër të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndërkaq, ka bërë të ditur se ka deklaruar që ”Ballkani Perëndimor ka nevojë për përmbyllje të kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO dhe duke u bërë pjesë e planeve për stabilitet energjetik që i ka zhvilluar BE-ja për tu pavarësuar nga furnizimi me energji nga vende agresore ”.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika