Hyseni: Kurti nuk është duke e refuzuar marrëveshjen për Asociacionin

Sipas anëtarit të PSD-së Zgjim Hyseni, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është duke e refuzuar marrëveshjen për Asociacionin. Ndërkaq, sipas Hysenit ende nuk është i qartë termi për Asociacionin e as atë një etnik

Zgjim Hyseni, anëtar i PSD-së

Zgjim Hyseni anëtar i Partisë Social Demokrate (PSD) i ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është duke e refuzuar arritjen e një marrëveshjeje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Bindja jeme është që Kurti nuk është duke e refuzuar marrëveshjen, çështja është që ne nuk po marrim sa duhet mësim nga përvoja”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka theksuar se termat e referencës duhet të qartësohen në Kosovë, pasi sipas tij nuk është sqaruar ende çka nënkuptohet kur flitet për Asociacionin e as çka është ai një etnik.

“Na i kemi pas deklaratat e qëndrimet shumë të forta që pa njohje nuk ka me pas as diskutime, pastaj kemi ardhur te qëndrimi që pa zbardhjet e fatit te të pagjeturve nuk ka me pas dialog, pastaj kemi thënë që nuk kanë me ju shty targat e as zgjedhjet, janë shty”.

“Çështja është që ne duhet me u marrë vesh për termat e referencës apo bëhet a nuk po bëhet Asociacioni. Asociacion një etnik po thojnë, çka nënkupton ky, a nënkupton Asociacion të formuar nga bazat etnike apo i pastër etnikisht. Sepse Asociacion një etnik i bjen mos me pas asnjë shqiptar në territoret e atyre komunave, qaj është Asociacion monoetnik”, ka vijuar Hyseni.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika