Austria dëbon katër diplomatë rusë me bazë në Vjenë

Qeveria e Austrisë ka dëbuar katër diplomatë rusë me bazë në Vjenë

Qeveria e Austrisë, të enjten e dy shkurtit, ka urdhëruar që katër diplomatë me bazë në Vjenë, përfshirë dy në misionin e Moskës në agjencitë e OKB-së në qytet, të largohen nga vendi.

Kështu ka bërë të ditur agjencia “Associated Press”, teksa ka theksuar se diplomatëve u është dhënë një javë kohë që të largohen nga Austria.

Ministria e Jashtme, në një deklaratë të shkurtër, ka thënë se dy diplomatë në Ambasadën Ruse ishin “angazhuar në akte të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik” dhe dy në misionin e përhershëm në Kombet e Bashkuara në Vjenë “kanë kryer akte të papajtueshme me Marrëveshjen e Selisë”.

Vendet e Evropës Perëndimore dhe Rusia kanë dëbuar diplomatët e njëri-tjetrit, në disa raste, që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska gati një vit më parë.

Austria, një anëtare e Bashkimit Evropian, e cila ka një politikë të neutralitetit ushtarak, i ka dhënë ndihmë Ukrainës, por jo pajisje ushtarake.

Presidenti Aleksander Van der Bellen ishte në Kiev të mërkurën, në një udhëtim që synonte ta nënvizonte solidaritetin e Austrisë.

Vjena është shtëpia e agjencive të KB, duke përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe Zyrën e OKB-së për Drogën dhe Krimin.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika