Musliu – Kurtit: Para se ta nënshkruash “Zajednicën”, kujtoji Arben Xheladinin, Mon Balajn dhe Astrit Deharin

Deputetja e PDK-së i ka thënë kryeministrit Kurti që para se ta nënshkruajë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe t’i kujtojë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk jetojnë më

Ganimete Musliu- PDK

Në vazhdën e diskutimeve të ashpra në mes të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se kur të vendosë ta pranojë marrëveshjen për Asociacionin t’i kujtojë ish-aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk jetojnë më.

Musliu i përmendi aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj, të cilët u vranë nga forcat e UNMIK-ut më 10 shkurt 2007-të në protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër “Pakos së Ahtisaarit”.

Po ashtu, Musliu e përmendi edhe Astrit Deharin, vdekja e të cilit është ende duke u hetuar.

“Albin, çfarë të duash bëj me Zajednicën e ke shumicën bëj çka do, je i mençur i gjithëdijshëm i di obligimet tua. Po dua të ta kujtoj një send, para se ta nënshkruash Zajednicën mos e harro Arben Xheladinin, Mon Balajn dhe Astrit Deharin. Mos i harro se i ke harruar që dy vjet se nuk i ke përmendur”, ka deklaruar Musliu.

Deputetja e PDK-së pati edhe kërkesa të tjera për Kurtin, siç është rritja e pagave, përjashtimin e Martin Berishajt nga Ambasada e Kosovës në Kroaci si dhe ndaljen e ikjeve masive të qytetarëve të Kosovës në vendet perëndimore.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika