Klinaku pas vendimit të Apelit: Në vend që të hetohen skandalet e prokurorisë, vazhdohet me vendime politike

"Në vend se të hetohen skandalet e prokurorisë së dhomave të specializuara që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë, gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj", kështu ka shkruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku pas uljes së dënimit për tre muaj ndaj Gucatit e Haradinajt

Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është kategorikisht kundër Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, pas vendimit për uljen e gjykimit për tre muaj ndaj krerëve Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, ka thënë se e konsiderojnë Gjykatën Speciale më shumë si “politike”.

Ndërsa, një vendim i tillë sipas Klinakut është “vendim politik”.

“Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht që nga themelimi i saj, ashtu e konsiderojmë se Gjykata Speciale është gjykatë politike. Në vend se të hetohen skandalet e prokurorisë së dhomave të specializuara që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë, gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e tij në Facebook.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika