Kundërthënie brenda MF-së, Departamenti Ligjor thotë se komunat nuk mund të falin tatime

Ministria e Financave

Kërkesa e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për faljen e tatimit në pronë nga komunat deri në vlerën 100 euro, po del të jetë e pamundur ligjërisht.

Të paktën kështu thuhet në një dokument i cili po qarkullon në rrjete sociale, e i cili fillimisht u postua nga ish-ministrja e Financave nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Departamenti Ligjor i MF-së, i ka dërguar një shkresë një kryetari të njërës nga komunat e Kosovës, duke ia bërë të ditur se falja e tatimit në pronë nuk mund të bëhet.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës. Në njoftimin e tyre thuhet se komunat nuk kanë kompetencë për faljen e tatimit në pronë.

“Pas shqyrtimit te kujdesshëm të dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (në tekstin e mëtemë: LTPP), ju informojmë se legjislacioni aktual nuk autorizon komunën për falje të pagesës së tatimit në pronë”, thuhet në dokument.

Sipas këtij dokumenti, pagesa e tatimit në pronë është e detyrueshme, ajo mund të shtyhet por jo edhe të falet.

Mundësia e vetme për falje të tatimit sipas Deparatamentit Ligjor të MF-së është një akt juridik që ka fuqinë juridike të ligjit.

“Në kapitullin e VI të LTPP-së evidentohet se pagesa e tatimit në pronë është e detyrueshme. Më tej, ky kapitull përmban edhe autorizime për shtyrje të pagesës por jo edhe të faljes. Andaj, vlerësojmë se për një falje të tillë, duhet një akt juridik që ka fuqinë juridike të ligjit. Për qëllime të ilustrimit, një situatë e ngjashme ishte adresuar përmes miratimit të Ligjit Nr. 05/L-043 për Faljen e Borxheve Publike, ku u miratua një ligj i cili ka autorizuar shprehimisht faljen e borxhit”, thuhet në dokument.

Ndryshe me vlerësimin e ri të pronave, i cili sipas MF-së ishte bërë në vitin 2018, qytetarët detyrohen të paguajnë tatimin në pronë me rritje 100 për qind.

May be an image of text that says 'Mie 新 ISHPIN.E Ministria Finuneae, Republika Kosoves Republika Kosova- Republic Kosovo Qeveria -Vlada- Goveriment Finansija, Rada TлacTa- Departamenti Ligjor Departmun Zakpnifocwdni Lonal Department REFERENC-f: PÊRZATO: Enis Spahiu, Sekretar " Transfereve NGAODFROM: Hekuran Murati, Drejtor Departamen นก ransfeneve kerkesčn date nderuar Kryetar Departamenti Ligjori tuai Kuvendi lidhje Financave, Punčs tatimit kujdesshim drejtohet shkrese prone komunen dispozitave Ligjit រាទី Tatimin legjislacioni nuk Publike, dresuar pêrmes ilustrimi, Megjithatè, informojmễ plotésimi ku lotésimit aktual. Faljen legjislativ ١: 技 2023 tilla parapare 1/3 Nẽ fund. gjetur sigurojmi zgjidhje Ministria drejté respekt! Financave Punes dhe Transfereve mbetet perkushtuarpér pêr pêr gjitha palet'

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika