Kajtazi: Albin Kurti ka status të rrejshëm të veteranit

Vehbi Kajtazi ka thënë se statusi i veteranit që gëzon Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i rrejshëm dhe si i tillë, jo i vlefshëm.

Kajtazi ka thënë se Kurti nuk mund të cilësohet si veteran duke qenë se nuk ka kapur asnjëherë pushkën por ka qenë vetëm pjesë e zyrës së Adem Demaçit. Sipas Kajtazit, Kurti përket në nënkategoritë e veteranëve dhe duhej të tërhiqej nga ky status duke thënë se i përkiste një status tjetër ashtu që, të ishte një shembull për të gjithë.

Ai ka vazhduar më tej duke thënë se qëllimi i vetëm i këtij procesi ka qenë përfitimi financiar.

Nga ana tjetër, Selim Selimi, jurist, e ka cilësuar si proces politik. Sipas tij, problemi kryesor është aplikimi i cili ka qenë i hapur për të gjithë mirëpo për definues ka pasur përgjegjës komisionin.

“Prokuroria ka bërë lëshime procedurale”, ka thënë Selimi, gjersa ka shtuar se kanë qenë pikërisht lëshimet ato që kanë ndikuar procesin. Mirëpo, ai e cilëson si të duhur refuzimin e Gjykatës ngase veteranët e vërtet nuk duhet të pësojnë në kuadër të atyre të rrejshëm.

Ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së, Shkumbin Demalijaj, ka thënë se çdokush që ka aplikuar e ka përgjegjësinë e vet individuale dhe e njëjta vlen edhe për Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës.

“Albin Kurti e ka mbush, me të le të merret Gjykata”, ka thënë Demaliaj, duke shtuar se ata nuk janë prodhues të veteranëve.

Kajtazi ka thënë se kanë qenë vet krerët e UÇK-së të cilët kanë pranuar se ka fryrje të listës, ndërsa Selimi ka thënë se një gjë e tillë ishte e pritshme duke marrë parasysh se përfshiheshin edhe nënkategori dhe vet fakti se aplikimi ka qenë publik.

Ndërkaq, Faton Klinaku, nga Organizata e Veteraanëve të Luftës “UÇK”, ka thënë se statusi i Kurtit është nënshkruar nga Adem Demaçi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika