Vladimir Putin premton mbështetje për Turqinë dhe Sirinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka shprehur ngushëllime dhe ndihmë Turqisë dhe Sirisë pas tërmeteve të ditës së hënë që lanë mijëra të vdekur

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur ngushëllime dhe ka premtuar ndihmë si për Turqinë, ashtu edhe për Sirinë, pas tërmeteve të sotme që kanë vrarë më shumë se 1900 persona.

Putin i tha presidentit sirian Bashar al-Assad: “Ne shpresojmë për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer ndikimin e kësaj fatkeqësie natyrore,” raportoi AFP news.

Në një mesazh drejtuar presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Putin i kërkoi atij të “përcillte fjalë ngushëllimi dhe mbështetjeje të sinqertë” për familjet e viktimave dhe tha se Rusia ishte “e gatshme të ofrojë ndihmën e kërkuar”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika