Pllana pret në takim drejtorin e Departamentit për Siguri Publike të OSBE-së në Kosovë

Zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nëkoloneli Faton Pllana ka pritur në takim drejtorin e Departamentit për Siguri Publike të OSBE-së në Kosovë, Edward Anderson. Në këtë takim është vlerësuar bashkëpunimi në mes të policisë së rajonit të Ferizajt dhe OSBE-së në përkrahje dhe mbështetje të disa projekteve dhe trajnimeve të avancuara për policinë e rajonit gjatë vitit 2022

Pamje nga takimi

Të hënën e 7 shkurtit, zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nëkoloneli Faton Pllana ka pritur në takim drejtorin e Departamentit për Siguri Publike të OSBE-së në Kosovë, Edward Anderson.

Policia e Kosovës njofton se në këtë takim është diskutuar situata e sigurisë në rajon, dhe është vlerësuar të jetë e qetë.

“Gjithashtu u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të policisë së rajonit të Ferizajt dhe OSBE-së në përkrahje dhe mbështetje të disa projekteve dhe trajnimeve të avancuara për policinë e rajonit gjatë vitit 2022”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton që do të vazhdojë mbështetja dhe përkrahja edhe për vitin 2023 rreth projekteve me komunitetin dhe trajnimet që do të organizon OSBE për policinë rajonale të Ferizajt.

“Zëvendësdrejtori Rajonal, Nënkoloneli Faton Pllana e ka falenderuar drejtorin e Deparatamentit për Siguri Publike në OSBE për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të policisë rajonale të Ferizajt rreth prokejteve të policisë në bashkësi , trajnimeve të ndryshme në fushën e hetimeve, fushën e informimit publik e të tjerë”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika