LDK: Kosovës nuk i duhet një marrëveshje pa njohje, çdo devijim është përgjegjësi e Qeverisë aktuale

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka ripërsëritur qëndrimin e saj se Kosova nuk duhet të pranojë asnjë marrëveshje që nuk e sjell njohjen e pavarësisë nga Serbia.

Në reagimin e tyre thuhet se “çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”.

“Për LDK-në, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane”, thuhet në njoftim.

LDK, po ashtu, ka kërkuar raportim të kryeministrit Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut.

“Injorimi i institucionit të përfaqësuesve të popullit nuk i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika