Krasniqi në Ambasadën e Turqisë ngushëllon për viktimat e tërmetit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar Ambasadën e Turqisë, për të nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetë mijëra njerëzve

Memli Krasniqi- kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë ditës së mërkurë ka vizituar Ambasadën e Turqisë, për të nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetë mijëra njerëzve.

Krasniqi këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale dhe iu ka shprehur ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur me të dashurit e tyre dhe duke iu uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Ngushëllimet më të thella të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”.

“Duke shprehur solidarizimin e plotë me dhembjen dhe vështirësitë që po kalon populli turk në këtë orë të errët, uroj që sa më parë, si popull dhe si shtet të gjejnë forcën dhe të ringriten nga kjo fatkeqësi” ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika