Mustafa: Ambasadori Berishaj është njeri i rëndësishëm i VV-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka kërkuar që ambasadori Martin Berishaj të vijë në Kosovë dhe të raportojë para institucioneve të Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mosshkarkimin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Mustafa ka thënë se në të kaluarën, Lëvizja Vetëvendosje i akuzonte të tjerët edhe për gabime gramatikore, kurse, tash, sipas tij, nuk po e shkarkon ambasadorin, për të cilin ka thënë se është njeri i afërt i VV-së.

“Në të kaluarën kur bënte dikush ndonjë gabim qoftë gramatikor, ‘armata e kuqe’ e udhëhequr nga komisariati i partisë, kryente detyrat e prokurorisë, nuk bëhej fjalë” duke shtuar se ”hajna të korruptuar mashtrues rrenca, ky ishte vendimi i tyre”.

”Kur ndodh tash një skandal, thuhet se ne i besojmë atyre, hetues e prokurorë të gjithë brenda partisë. Berisha ka qenë njeri i ngushtë e vendimmarrës i VV-së”.

Salla e Kuvendit të Kosovës

Mustafa ka kritikuar edhe ministrin e financave Hekuran Murati, duke thënë se qëllimisht nuk po i publikon listat e subvencioneve për rrymë.

“Qytetarëve ua ndajti nga 100 euro, njeriu i ngushtë i VV-së përfiton dhjetëra miliona euro duke blerë rrymë natën, e duke e shitur shtrenjtë ditën. Është e qartë se pse ministri i financave nuk guxon t’i shpalosë listat se ku kanë shkuar mbi 100 milionë euro”, ka deklaruar ai.

Në fund, ai ka shtuar se ambasadori Martin Berishaj duhet të vijë në Kosovë që të raportojë para institucioneve të vendit.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika