Tërmeti i ka marrë jetën portierit Ahmet Eyup Turkaslan

Eyup Ahmet Turkaslan, portieri i ekipit të Yeni Malatyaspor, Ligës së parë ka humbur jetën si pasojë e tërmetit në Kahramanmaras të Turqisë

Eyup Ahmet Turkaslan, portieri i Yeni Malatyaspor, një prej skuadrave të Ligës së Parë të Turqisë, humbi jetën në tërmetin e ndodhur në Kahramanmaras.

Ka qenë klubi që ka njoftuar vdekjen e tij, duke shprehur ngushëllimet.

“Ngushëllimet tona! Portieri ynë Ahmet Eyüp Türkaslan humbi jetën pasi u shtyp në tërmetin e ndodhur. Zoti e mëshiroftë, u preftë në paqe. Nuk do të harrojmë, si person i mirë që ishe”, ka shkruar faqja e klubit.

Ndërsa, gruaja e tij është nxjerrë nga rrënojat dhe është në jetë.

28-vjeçari ka bërë karrierë në klube si, Bugasasspor, Osmanlispor, Umranyespor dhe Yeni Malatyaspor.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika