LVV: Trustin njëherë na e shkatërroi Serbia, së dyti deshtën ta shkatërrojnë doktorët e LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një video ku akuzon LDK-në se propozimet e ekonomistëve të partisë opozitare po u shërbejnë grupeve të interesit

Foto ilustruese

Partia Vetëvendosje (VV), e cila është në pushtet ka publikuar një video, në të cilën ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për qasjen e saj në ekonomi.

“Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit”, kështu është edhe titulli i videos së Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia në pushtet ka thënë se LDK-ja ka tentuar ta shkatërronte sistemin pensional në Kosovë, duke e krahasuar me shkatërrimin serb.

Ndërsa, LVV-ja në video ka përmendur edhe uljen e tatimeve dhe rritjen e pagave.

“E dyta, ajo e tërheqjes së trustit, nuk ndihmon ata që kanë nevojë dhe shkatërron sistemin pensional që kemi. Njëherë na e shkatërroi Serbia, së dyti deshën deshtën ta shkatërrojnë doktorët e LDK-së. Dhe e treta, ajo e uljes së tatimeve dhe e rritjes së pagave, një propozim që nuk ka sens, një popullzim i pastër që as nuk merr mundin të tregoj se ku do të merren paratë”.

Po ashtu, partia në pushtet ka thënë se LDK-ja po mburret me akademikët, derisa ka kritikuar propozimet e kësaj partie për daljen nga kriza, duke përmendur propozimin e tyre për ta ulur dhe hequr akcizën, dhe TVSH-në e naftës, që sipas VV-së kjo u shërben naftëtarëve për të rritur marzhën e fitimit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mburret me akademikët e saj. Për profesorët e doktorët në universitet publike dhe private. Vetëm për ekonomi ajo ka thuajse gjithë katedrën e kësaj fushe në UP. Por, cilat janë alternativat e tyre për ekonomi në këto dy vite? Propozimi për ta ulur e më pas hequr akcizën, dhe TVSH-në dhe naftën. Tërheqja e 30 për qind të Trustit. Dhe, ulja e tatimeve e rritja e pagave. Këto pra ishin tri propozimet e tyre. E para, ajo për akcizën dhe TVSH-në e naftës, u shërben naftëtarëve ta rrisin marzhën e fitimit. Ne e vendosëm çmimin tavan, i cili uli çmimin për qytetarët”, thuhet në videon e VV-së.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika