Erdogan të premten do t’i vizitojë zonat Adiyaman dhe Malatya

Pas vizitës së realizuar të mërkurën, presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, këtë të premte do t'i vizitojë zonat Adiyaman dhe Malatya, të prekura nga tërmeti që goditi të hënën vendin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, të premten, do t’i vizitojë provincat Adiyaman dhe Malatya, të premten, për të parë nga afër zonat e prekura nga tërmeti, kështu ka njoftuar transmetuesi shtetëror turk, shkruan CNN.

Këto provinca ndodhen në jug të vendit dhe në veri të Gaziantepit.

Deri më tani, më shumë se 21 mijë njerëz kanë mbetur të vdekur në Turqi dhe Siri, ndërsa punonjësit e shpëtimit po punojnë intensivisht për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja.

Erdogan edhe të mërkurën kishte vizituar të mbijetuarit.

Aty, Erdogan edhe ka mbajtur një konferencë të drejtpërdrejtë për media, ku ka njoftuar se për familjet e prekura nga tërmeti do të jepet ndihma financiare prej 10 mijë lirash.

“Bashkë me vlerësimin e dëmeve do të japim mbështetjen tonë specifike për familjet. Ne kemi ndarë një buxhet të caktuar nga Ministria e Financave. Me vlerësimet e dëmeve, ne kemi planifikuar shifrën 10 mijë, që do të lehtësojë çdo familje gjatë këtij procesi. Këtyre familjeve si Qeveri do t’u dorëzojmë nga 10 mijë lira”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika