Arrestohen dy persona për fajde në Ferizaj, i kishin dhënë viktimës 20 mijë euro dhe ia kërkuan 70 mijë

Policia e Kosovës, i ka arrestuar dy persona nga komuna e Ferizajt të cilët dyshohen se janë marrë me fajde

Qyteti i Ferizajt

Policia e Kosovës, i ka arrestuar dy persona në komunën e Ferizajt, të cilët dyshohen për veprimtarisë së paligjshme të fajdes.

Në njoftimin e tyre thuhet se dy të dyshuarit i kanë dhënë një personi tjetër 20 mijë euro dhe e kanë detyruar t’i kthej 74 mijë euro.

Viktima kishte arritur t’ua japë të dyshuarve 60 mijë euro, pra 40 mijë më shumë se borxhin të cilin e kishte marrë.

“Policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet. Nga hetimet e para, intervistimit të viktimës është mësuar se dy persona i kishin dhënë fajde një shumë prej njëzet mijë ( 20 ) euro, për ta detyruar atë ti kthejë shumën prej shtatëdhjetë e tre mijë ( 73 ) euro, edhe pse deri më tani shumën prej gjashtëdhjetë mijë ( 60 ) euro , viktima u kishte paguar të dyshuarëve”, thuhet në njoftim.

Policia tutje ka njoftuar se të arrestuarit janë A.G i moshës 50 vjeçare dhe F.G i moshës 49 vjeç.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajdeja”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika