Dy të mitura u raportuan të zhdukura, policia i gjen në një kafiteri në Prishtinë

Prindërit i raportuan të zhdukura dy të mitura mesditën e së premtes, policia i gjeti ato në një kafiteri në Prishtinë me dy djem, njëri prej të cilëve, ishte i mitur

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 11:30, dy meshkuj nga Podujeva i kanë raportuar të zhdukura dy vajzat e tyre. E që pas hetimit, policia ka arritur t’i gjejë ato rreth orës 23:30.

Ato u gjetën në një kafiteri në Prishtinë, së bashku me dy djem, njëri prej të cilëve, ishte i mitur, kështu ka njoftuar të shtunën PK në raportin 24-orësh.

Policia ka bërë të ditur se të miturat janë kthyer në shtëpi dhe rasti po vazhdon të hetohet.

“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit, ora 23:30, njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafiteri në Prishtinë, së bashku me dy të dyshuar, njëri prej tyre, i mitur. Viktimat janë kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika