Përplasje në seancën e Kuvendit, opozita ia ndërpren fjalën ministrit Murati

Në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës opozita i ka ndërprerë fjalën ministrit Murati gjatë një replike e sipër me deputetët me arsyetimin se nuk po respektohet rregullorja e Kuvendit

Pamje nga seanca

Opozita në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës nuk e ka lënë të replikojë ministrin e Financave, Hekuran Murati në lidhje me çështjen e migrimit që po diskutohej në ato momente.

Murati ka dalur në foltore të replikojë me deputetët e opozitës por që opozita ka kërkuar nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca që të ndalojë fjalën e Muratit me arsyetimin se është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Ndryshe, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, teksa i është drejtuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nuk e kanë idenë se si qeveriset.

Sipas saj, të vetmen gjë që kjo Qeveri aktuale e ka arritur, është mospajisja e qytetarëve me pasaporta.

“Sapo e dëshmove që jeni kot, nuk e keni idenë se si qeveriset. Të vetmen gjë që keni bërë në parandalimin e ikjes së qytetarëve nga Kosova është që i keni penalizuar duke mos i pajisur me pasaporta. Ua keni ndalë atyre të drejtën e tyre bazike që të pajisen me pasaporta vetëm për ta ndalë fluksin e ikjes nga Kosova të njerëzve të trishtuar nga qeverisja juaj”, ka thënë ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Musliu ka theksuar se krejt ajo çka Qeveria di të ruajë, është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ndërkaq, Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar të tregohen sukseset e arritura nga kjo qeveri.

Ajo ka theksuar se do të ishte mirë që të njëjtit të flasin me terma konkret kur bëhet fjalë për sukseset.

“Është mirë që kur flisni për suksese të dilni dhe t’i listoni ato. Është mirë të tregoni se cilat janë sukseset në ekonomi, cila është një reformë e vetme e cila është marrë në fushën e politikave fiskale, cilat rrugë janë ndërtuar, cilat projekte kanë filluar ose janë në progres, cilat shkolla e çerdhe janë ndërtuar. Na tregoni me terma konkret se çka po quani sukses. Kur flisni për suksese na tregoni sepse nuk po i shohim ne dhe qytetarët”, ka thënë ajo.

Ajo ka kërkuar të listohen sukseset e arritura në secilën fushë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika