Qeveria ndan mbi 10 milionë euro për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së 127-të.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 128 të saj, ka marrë vendim për ndarjen e mbi 10 milionë eurove për zbatimin e masave të Pakos së Ringjalljes ekonomike.

Po ashtu, në këtë mbledhje është marrë vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Planit të Veprimit për Zbutjen e Ndikimit të Menjëhershëm Socio-Ekonomik të Krizës Energjetike.

Po ashtu, është marrë vendimi për miratimin e ekuivalencës së sistemit të vjetër me sistemin e ri të klasifikimit të koeficientëve, lidhur me Ligjin e Pagave.

“Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 128-të, kësaj radhe në formë elektronike, ka miratuar: Vendimin për themelimin e Komisionit për Shtesën e Kushteve Specifike të Punës. Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 29/112 të datës 13 dhjetor 2022 për miratimin e Planit të Veprimit për Zbutjen e Ndikimit të Menjëhershëm Socio-Ekonomik të Krizës Energjetike. Vendimin për miratimin e ekuivalencës së sistemit të vjetër me sistemin e ri të klasifikimit të koeficienteve me qëllim të llogaritjes së pagës bazë për të punësuarit në sektorin publik, sipas Ligjit Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik për të cilët është i nevojshëm procesi i klasifikimit të vendeve të punës. Vendimin për ndarjen e 10,300,000.00 euro për zbatimin e masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika