Arrestohet i mituri, dyshohet se qëlloi me armë zjarri një të mitur tjetër

Të premten është arrestuar një i mitur, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një të mitur tjetër në fshatin Qirez të Skenderajt

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Qirez të Skenderajt është arrestuar një i mitur, pasi ka qëlluar me armë zjarri një të mitur tjetër.

Ndër të tjera, PK ka njoftuar se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Ndërkaq, pas rastit, viktima është dërguar në QKUK për tretman dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur,  pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar -të mitur. Në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika