KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Komunën e Lipjanit, shkak mbingarkesat

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se dalja e Sllovisë dhe një pjesë e daljes së Konjuhit, që të dyja në komunën e Lipjanit, janë në prishje, dhe se kjo komunë nuk ka dhënë leje që ato të sanohen, duke bërë që mbi 3 mijë konsumatorë të mbesin pa energji elektrike

Ilustrim

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se dalja e Sllovisë dhe një pjesë e daljes së Konjuhit, që të dyja në komunën e Lipjanit, janë në prishje.

“Të dy daljet janë nëntokësore për çka nevojitet prerje e asfaltit për t’i rregulluar. Fatkeqësisht, komuna e Lipjanit nuk po jep leje që ato të sanohen, duke bërë që mbi 3 mijë konsumatorë të mbesin pa energji elektrike”, njofton KEDS, derisa ka shtuar se është i gatshëm të intervenojë dhe t’i sanojë ato në momentin që t’i marrë lejet përkatëse.

KEDS njofton se daljet janë prishur nga mbingarkesat.

“Fillimisht ishte prishur një pjesë e daljes së Konjuhit, para rreth një muaji. Komuna nga atëherë nuk ka dhënë leje për intervenim. Për të mos i lënë konsumatorët pa energji në pikun e dimrit, KEDS e kishte transferuar furnizimin e tyre në dy dalje tjera”, thuhet tutje në njoftimin e KEDS-it.

Mes tjerash, KEDS njofton se për shkak që komuna nuk ka dhënë leje për kohë të gjatë, kjo ka bërë që të mbingarkohet edhe dalja e Sllovisë, duke u shkaktuar prishje edhe aty.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika