Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja informoi Rusinë për vizitën e Bidenit në Kiev

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, flet për mediat gjatë konferencës së përditshme të shtypit në Shtëpinë e Bardhë më 20 shtator. Fotografia: Ron Sachs/EPA

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka konfirmuar se delegacioni presidencial e ka informuar Rusinë për udhëtimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për Kiev.

Udhëtimi është planifikuar që disa muaj, mirëpo vendimi është marrë të premten.

Shtëpia e Bardhë është thënë të ketë njoftuar rusët për udhëtimin e Bidenit disa orë para nisjes për në Kiev, në mëngjesin e së dielës.

Biden ka qëndruar më shumë se pesë orë në kryeqytetin ukrainas, duke u konsultuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për hapat e radhës, teksa lufta e Rusisë në Ukrainë mbush për pak ditë një vit.

Presidenti amerikan e ka quajtur luftën në Ukrainë si “brutale dhe të padrejtë”, shkruan REL.

“Një vit më vonë, Kievi qëndron”, ka thënë Biden pas takimit me Zelenskyn në Pallatin Mariynskiy.

“Ukraina qëndron. Demokracia qëndron. Amerikanët janë me ju dhe bota është me ju”, ka thënë Biden në sallën e mbushur me flamurë amerikanë dhe ukrainas.

Ai e ka bërë të ditur se SHBA-ja do të ndajë ndihmë ushtarake në vlerë të 500 milionë dollarëve për Ukrainën, duke përfshirë raketa, radarë për mbikëqyrje dhe armë të tjera.

Deri më tani, SHBA-ja ka ndarë më shumë se 50 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, prej nisjes së luftës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika