KB Peja emëron trajnerin e ri

Klubi i Basketbollit, Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin izraelit, Rami Hadar

Klubi i Basketbollit, Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur izraelit, Rami Hadar.

Pak orë pasi që ka njoftuar se kanë ndarë rrugën me trajnerin turk, Can Sevim, ata e zyrtarizuan zëvendësuesin e tij, izraelitin, Rami Hadar.

Hadar ka një përvojë të madhe në ligën e Izraelit si dhe Euroligë, ku ka drejtuar skuadrat si Maccabi Tel Aviv, Maccabi Haifa, Hapoel Afula dhe Hapoel Beer Sheva.

“KB Peja ka kënaqësinë të njoftoj se ka nënshkruar me trajnerin e mirënjohur izraelit, Rami Hadar. Përvoja e tij presim ti ndihmoj KB Pejës në muajt në vazhdim për të rikthyer ekipin në luftën për titull”, thuhet në njoftimin e Pejës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika