Robin Krasniqi rikthehet në skenën e boksit

Sponsori kryesor i Robin Krasniqit, Burim Hazrolli ka njoftuar se me 25 shkurt Krasniqi, do të rikthehet në skenën e boksit në Audi Dome, në Mynih

Robin Krasniqi

Boksieri Kosovar, Robin Krasniqi do të rikthehet në ring me 25 shkurt 2023. Ai do të përballet me Timur Nikarkhoevin në Munich.

Sponzori kryesor i Robin Krasniqi, Burim Hazrolli, ka thënë për RTV Dukagjinin se Robin Krasniqi do të kthehet në skenën e boksit, me disa ndryshime, duke filluar nga ndërrimi i trajnerit, pasi që ai ka përzgjedhur ish mundësin e tij në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA, të vitit 2015, Juergen Braerhmer në rolin e trajnerit.

Gjermani Braehmer, do ta udhëheqë nga këndi boksierin Krasniqi.

Krasniqi ka bashkëpunuar për kohë të gjatë me Magomet Schaburow. Por tani për trajner e ka 44-vjeçarin Braehmer.

Robin Krasniqi, Juergen Braerhmer,

Ai ka deklaruar se ka “bërë bashkë dy kampiona dhe do ti rikthejë në ring, në Mynih të Bavarisë”.

Ndërsa sa i përket Robin Krasniqit, Hazrolli ka deklaruar se “Rubini kurrë nuk u kanë më top formë, është një stërvitje jashtëzakonishtë e madhe”.

Përpos Krasniqit, në Audi Dome, do të boksojnë edhe shqiptarë të tjerë, si Kushtrim Tahirukaj, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi, James Kraft etj.

“Normalisht që do të boksojnë për shtetin gjerman, aty jetojnë” ka deklaruar Hazrolli rreth çështjes se për kë do të boksojnë shqiptarët.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Dhe së fundi ka boksuar me 9 tetor 2021, ku ka humbur, me një vendim të dyshimtë të gjyqtarëve, nga Dominick Bozell.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika