Delawie: Vizita e Biden në Ukrainë më kujton shpresën që kishte sjellë në Kosovë vite më parë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se shkuarja e presidentit amerikan, Joe Biden, në Ukrainë, ia kujton atij vizitën e Biden në Kosovë më 2016

Vizita e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në Ukrainë, për ish-ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, solli shpresë.

Me anë të një postimi në Twitter, Delawie ka thënë se kjo ia kujton Kosovën, kur Biden në cilësinë e zëvendëspresidentit, e pati vizituar vendin.

“Biden sjell shpresë në Ukrainë. E mbaj në mend kur zëvendëspresidenti Biden solli shpresë në Kosovë duke kaluar një ditë së bashku me ne në Ambasadën në Prishtinë në vitin 2016-të”, tha Delawie.

Biden, të martën do të konsultohet me aleatët nga krahu lindor i NATO-s në Poloni.

Siç raporton Associated Press, Biden pasi bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, shkoi në Varshavë të hënën me një mision për të forcuar unitetin perëndimor.

“Mendova se ishte kritike që të mos kishte asnjë dyshim, asnjë lloj dyshimi, për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën në luftë”, ka thënë Bideni teksa qëndronte me presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky në Kiev përpara se të nisej për në Poloni.

“Populli ukrainas është rritur në një mënyrë që pak njerëz e kanë bërë ndonjëherë në të kaluarën”, ka shtuar ai.

Bideni është planifikuar të takohet të martën me presidentin polak, Andrzej Duda, dhe të mbajë një fjalim nga kopshtet e Kështjellës Mbretërore të Varshavës, ku pritet të theksojë angazhimin e vendit të Evropës Qendrore dhe aleatëve të tjerë ndaj Ukrainës gjatë vitit të kaluar.

Në Ukrainë, presidenti Biden u takua me presidentin Volodymyr Zelenskyy, një gjest solidariteti që vjen disa ditë para njëvjetorit të nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Në Kiev, presidenti amerikan njoftoi për një ndihmë prej gjysmë miliardë dollarësh shtesë nga SHBA, përfshirë predha, raketa antitankë, radarë të mbikëqyrjes ajrore dhe ndihma të tjera, por jo armatime të reja të avancuara. Banorët e Kievit thanë se mbetën “pa fjalë” dhe ishin “të gëzuar” pas vizitës së papritur të presidentit Biden.

Misioni i presidentit amerikan me vizitën në Kiev, e cila u bë përpara një udhëtimi të planifikuar në Poloni, ishte të theksonte se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të qëndrojnë me Ukrainën “për aq kohë sa duhet” për të zmbrapsur forcat ruse.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika