Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin.

Ky vendim vjen pas dënimit me vdekje të shtetasit iranio-gjerman, Jamshid Sharmahd, nga gjyqësori i Iranit, për gjoja planifikimin e një sulmi vdekjeprurës të vitit 2008.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha më 22 shkurt se kishte thirrur të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Iranit për ta informuar “se ne nuk pranojmë shkeljen masive” të të drejtave të një qytetari gjerman, shkruan REL.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit që të revokojë dënimin me vdekje të Jamshid Sharmahd dhe t’i lejojë atij një proces të drejtë apelimi”, tha ajo.

Në vitin 2020, Irani ka arrestuar Sharmahd nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një sulm ndaj një xhamie më 2008 në Shiraz, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika