Ish-producentja e RTK-së, Shala: Politika e ka degraduar RTK-në, aty nuk është vendi për punësime partiake

Ish-prodeuctja e RTK-së, Linda Shala

Ish-prodeuctja e RTK-së, Linda Shala, në emisionin “Personale” ka thënë se se RTK-në e ka degraduar politika pasi nuk është vend për të bërë punësime partiake.

Sipas saj, televizioni kërkon njerëz të shkolluar, të arsimuar dhe me përvoja të ndryshme e profesionalë.

“Mendoj që e kanë degraduar me jo profesionalizëm, televizioni si medium nuk është vend për punësim e njerëzve, televizioni kërkon njerëz të shkolluar, të arsimuar, me përvoja të ndryshime. Në momentin që televizioni ka shërbyer që partitë politikë të bëjnë, aty ka degraduar”, ka thënë Shala.

Ajo theksoi se është ende e lidhur me RTK-në dhe ka emocione por nuk mundet a shikoj për shkak se nuk janë duke iu përmbajtur disa standardëve që i kanë përcaktuar që në themelimin e tij.

“Unë hala jam e lidhur me RTK-në dhe çka ndodhë: nuk e shikoj se nuk po mundem me nda emocionin që e kam për RTK-në kur e shikoj dhe secili send që nuk është në rregull mua më pengon më shkakton dhimbje. Nuk e përjetoj mirë. Më dhemb se ne i kemi përcaktuar disa standarde që në themelim e sipër edhe është e dhimbshme që mas 20 vjetëve ti nuk i përmbahesh atyre standardeve…”, ka shtuar Shala.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika