Escobar pas takimit në Bruksel: Kemi ende shumë punë për të bërë

Gabriel Escobar gjatë intervistës për televizionin publik serb

“Ka ende shumë punë për të bërë, nesër do të dalim me një qëndrim publik”.

Kështu ka thënë emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, në një prononcim për Kanal 10 pas përfundimit të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në Bruksel qëndroi edhe diplomati amerikan, i cili fillimisht ka takuar presidentin e Serbisë, e më pas edhe kryeministrin e Kosovës.

Ai tha se palët janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime tjera për planin evropian, teksa shtoi se do të nevojiten negociata shtesë gjatë muajit mars.

Kjo me qëllim që të zbatohen të gjitha modalitetet e propozimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar takim pozitiv dhe konstruktiv atë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai tha se ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

“Sot patëm një takim pozitiv konstruktiv në Bruksel dhe unë qysh më herët pata thënë se është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara dhe tash diskutimet e mëtutjeshme do të jenë për planin e zbatimit për çka do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë diku kah mesi i muajit mars sërish me ndërmjetësimin e Borrellit dhe Lajçak”, tha ai.

Kurti për marrëveshjen: Nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme

Kurti, ka thënë se ishte i gatshëm të nënshkruante për dakordimin në Bruksel, por pala serbe ka refuzuar.

“Mendoj se është dëm që nuk është nënshkruar sot e u pajtuam. Duhej të rezultonte dakordimi me nënshkrim, ishte pala serbe që se bëri ndonëse u pajtua”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika