Ronaldo shënoi tetë gola në katër paraqitje, shpallet lojtari i muajit shkurt

Sportisti, Cristiano Ronaldo që nga debutimi i tij i parë në futbollin arab, ka arritur të fitojë çmimin e parë si lojtar i muajit shkurt

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka fituar çmimin e parë individual me skuadrën e re Al-Nassr, duke u shpallur lojtari i muajit shkurt, pasi shënoi tetë gola në katër ndeshje.

Duke mos shënuar apo asistuar gjatë gjithë janarit, 38-vjeçari portugez më në fund gjeti golin e parë në klubin e tij të ri, duke regjistruar dy asistime së bashku me tetë gola të shënuar.

Golat e Ronaldos kanë ndihmuar Al-Nassr të çimentojë vendin në krye të tabelës dhe paraqitjet e tij u shpërblyen me çmimin mujor individual, që më parë iu dorëzua Salem Al-Dawsari të Al-Hilal.

Ronaldo ishte në formë të jashtëzakonshme gjatë gjithë shkurtit.

Ish-ylli i Real Madridit, jo vetëm që shënoi golin e tij të parë për Al-Nassr kundër Al Fateh më 3 shkurt, por ai festoi golin e tij të 500-të në karrierë në fitoren 0:4 të skuadrës së tij në Al Wehda gjashtë ditë më vonë, ku shënoi të gjitha katër golat.

Portugezi më pas dha dy asistimet e tij të para për klubin e tij të ri në një fitore 2:1 ndaj Al-Taawoun më 17 shkurt – e para prej të cilave ishte thjesht fantastike – përpara se të përfundonte muajin me një het-trik në fitoren 3:0 të Al-Nassr në udhëtim te Damac Fc të shtunën e kaluar.

Superylli portugez do të jetë në aksion për Al-Nassr këtë të premte, ku do ta presin skuadrën Al Batin.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika