Tre të arrestuar në Gjilan, dyshohet se mashtruan me “Shtëpi për të Moshuar” duke i marrë 1000 € në muaj një të moshuare

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se tre të dyshuarit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme të moshuarën për kujdesin e së cilës përfitonin një mijë euro në muaj

Policia e Kosovës

Dy burra dhe një grua janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin se të tre kanë trajtuar në mënyrë jo të ligjshme një të moshuar nën pretendimin e hapjes së një shtëpie për të moshuar, duke përfituar kështu në mënyrë personale.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se familjarët e së moshuarës kanë paguar një mijë euro çdo muaj.

“TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSORË- MASHTRIM/ Gjilan 10.02.2023 17:20 Më 03.03.2023 janë arrestuar 3 të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovarë pasi dyshohet se të njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër  kosovare – e moshuar. Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1000 € për muaj”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se njëri nga dy burrat e dyshuar është dërguar në mbajtje, gjersa tjetri dhe gruaja e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika