Kurti: Familja Jashari ka rënë për lirinë e të gjithë neve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se si Shabani dhe djemtë e tij, Hamëz dhe Adem Jashari kishin thënë se nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë vendin e tyre dhe se do të luftojnë ta mbrojnë atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në akademinë përkujtimore në 25-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së” ka thënë se Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari së bashku me të gjithë anëtarët tjerë të familjes kanë rënë për lirinë e Kosovës.

“Shaban Jashari, njësoj si djemtë e tij, kishte thënë ‘këtu kemi le, këtu kemi me vdekur, nuk kemi ku të shkojmë, do të luftojmë sa të mundemi – kur të vijë vdekja, vdesim dhe udha e mbarë na qoftë”, ka deklaruar Kurti.

Gjatë fjalimit të tij, kreu i Qeverisë së Kosovës ka treguar edhe se si të tre ata, në raste të ndara, kishin thënë se nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë vendin e tyre dhe se do të luftojnë ta mbrojnë atë.

“Me fjalët e tij [Ademit] dhe të Hamëzës ‘s’kemi ku të shkojmë, këtu do ta bëjmë vdekjen, ku të parët tanë jetuan me shekuj – kurrë nuk do ta lëshojmë këtë vend, do të përpiqemi me aq sa kishim mundësi”, ka vijuar ai.

Ndryshe, në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të vetë shtetit, rezistenca e familjes Jashari dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe sipas tij, të tilla do të mbeten përjetë.

Kurti ka thënë se qëndresa e familjes Jashari është kthyer në rezistencë dhe ka frymëzuar të gjithë shqiptarët për t’u çliruar nga Serbia.

Kurti: Në historinë e UÇK-së dhe Kosovës, rezistenca e Jasharëve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore, të tilla mbeten përjetë

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika