Maqedoni e Veriut: 826€ shpenzimet minimale për një familje në muajin shkurt

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut për një familje katër anëtarëshe shpenzimet minimale në muajin shkurt ishin 50.909 denarë ose 826 euro, tregojnë analizat që të martën e shtatë marsit i publikoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut

Konsumator, fotoilustrim

Sipas të dhënave të shportës konsumatore sindikaliste që e përpunon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut(LSM), pjesa më e madhe ose 19.379 denarë (314 euro) thuhet se shpenzohen për ushqim dhe pije, ndërsa 13.306 denarë (216 euro) për shpenzime komunale.

Ndërsa, për transport sipas LSM-së, minimum nevojiten 3.679 (59 euro), kurse për produkte higjienike 3.154 denarë (51 euro).

Në krahasim me janarin e këtij viti, shporta konsumatore sindikaliste është shtrenjtuar për 110 denarë.

“Indeksi i shpenzimeve të produkteve ushqimore për muajin shkurt të 2023, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje për bukën dhe drithërat me 39.8%, qumështin, djathin, vezët me 36.7%, për mishin dhe prodhimet e përpunuara të mishrave 29.5%.”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Ndërsa, Ministria e Ekonomisë thotë se ky dikaster qeveritar ”deri në fund të javës do të del me rezultatet e analizave për ngrirjen e çmimeve të pastave dhe të disa produkteve të qumështit. Aktualisht, të njëjtat edhe mbulohen nga vendimi për marzhë të kufizuar të TVSH-së, e që bëjnë pjesë në produktet bazë të shportës së konsumatorit”, përcjell AlsatM.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika