Haradinaj thekson sërish: Propozimi evropian e ka mbështetjen e AAK-së

"Besoj që pasi ka dakordim për planin, për aneksin për implementim, është në përfundim puna. Pra, pritet që në ditët që vijnë shumë shpejt që të arrihet dakordimi edhe për aneksin për implementim", kështu ka deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në lidhje me propozimin evropian

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se në planin evropian përfshihet edhe njohja e Kosovës, teksa ka thënë se AAK-ja do të votojë pro kësaj marrëveshjeje.

“Besoj që pasi ka dakordim për planin, për aneksin për implementim, është në përfundim puna. Pra, pritet që në ditët që vijnë shumë shpejt që të arrihet dakordimi edhe për aneksin për implementim. Nuk qëndron konstatimi se a ka njohjen, e ka njohjen marrëveshja, në planin ndërkombëtar. Pra Serbia, e njeh Pavarësinë e Kosovës, të drejtat si shtet i pavarur, i barabartë në bazë të kartës së OKB-së planin ndërkombëtar”, ka thënë Haradinaj.

Në një intervistë për EO, ai ka thënë se koha është faktor kyç për Kosovën, e nëse marrëveshja arrihet brenda këtij muaji, do të mbahen edhe zgjedhjet e rregullta në veri, ashtu siç është paraparë.

“Me rëndësi për Kosovën është që të fitohet në kohë për shkak se nëse marrëveshja arrihet gjatë këtij muaji atëherë do të mund t’i mbajmë zgjedhjet e rregullta në veri ashtu siç është paraparë”, ka vijuar ai.

Ndërkaq, dy partitë opozitare, PDK e LDK kanë dalë kundër përmbajtjes së këtij propozimi të BE-së.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika