Reshitaj i reagon Konjufcës: Nuk punoj për mëditje, prita 30 minuta në bufe dhe u largova nga Kuvendi

Albena Reshita, deputete e AAK-së

Deputetja e AAK-së Albena Reshitaj ka reaguar pasi që kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i rekomandoi administratës së Kuvendit që asaj t’i hiqet mëditja për ditën e sotme me arsyetimin se qëndroi në Kuvend vetëm 10 sekonda.

Reshitaj thotë se ajo që ka deklaruar Konjufca ka qenë keqkuptim pasi pretendon se ka qëndruar në Kuvend për rreth 30 minuta.

“Unë kam qëndruar 30 minuta në Kuvend, por shkurt në sallë pasi që vetëm pasi kam hyrë e jam nënshkruar, e kam kuptuar se opozita kishte vendosur për të lëshuar sallën”

Reshitaj thotë se duke mos pasur informacion sa do të vonoheshin deputetët e opozitës, ka qëndruar për rreth 30 minuta në bufe të Kuvendit.

“Qëndroi në sallë vetëm 10 sekonda”,  Konjufca kërkon t’i hiqet mëditja deputetes Reshitaj

Ajo tha se të mërkurën është e obliguar me ligjërata në Fakultetin e Mjekësisë dhe porsa ka mbërritur në 13:30 në Kuvend, e ka parë që deputetët opozitarë kanë lëshuar sallën.

Reshitaj tha se nuk punon në Kuvend për mëditje dhe se sipas saj kjo nuk ka fare rëndësi, por që nuk është ndjerë mirë kur Konjufca e ka etiketuar në atë mënyrë.

Ndryshe, kryeparlamentari sot kërkoi nga administrata e Kuvendit që deputetes Albena Reshitaj të mos i jepet mëditja, pasi që e njëjta sipas Konjufcës qëndroi vetëm 10 sekonda në sallë.

“I propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takoj sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë qëndroi vetëm 10 sekonda doli dhe e vendosi nënshkrimin. Nuk ka më kështu”, tha Konjufca./Telegrafi/

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika