Google Translate tani përkthen edhe tekstet nga fotografitë

Google Translate ka njoftuar se në ueb-faqen e saj tani ka një mundësi të re, e bëhet fjalë për përkthimin e teksteve nga fotografitë

Google Translate në ueb-faqen e saj tani ka një mundësi të re, e bëhet fjalë për përkthimin e teksteve nga fotografitë.

Google përdor të njëjtën teknologji sikurse edhe veglën AR Translate në rastin e Google Lens, që publikon përkthimin në telefonat e mençur në kohë reale.

Opsioni mund të gjendet në ueb-faqen e Google Translate, ku gjendet “tabi” i ri për fotografitë. Pas ngarkimit të fotografive apo “screenshotat” nga kompjuteri, do të shfaqet përkthimi.

Ueb-interfejsi përfshin opsionin për kopjimin e tekstit, marrjen e fotografisë së “përkthyer” dhe shlyerjen e saj. Aktualisht është i qasshëm në 113 gjuhe të ndryshme të Google Translate në mënyrë automatike i detekton, sikurse edhe 133 gjuhë të tjera.

Edhe pse Google Lens prej vitesh mund të përkthej tekstin nga fotografitë në pajisjet mobile, versioni më i ri që debutoi vitin e kaluar, përdor të njëjtën teknologji që e aplikon edhe Magic Eraser, vegël që debutoi në telefonin e mençur Pixel 6, kurse tani është i qasshëm edhe në telefonat e vjetër Pixel dhe Google One.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika