Haxhiu – ministrit Vitia: Ky është i gatshëm të përgjigjet për gjithçka, vetëm për punën e tij jo

Ndërsa, më tutje Haxhiu theksoi se Vitia është në gjendje të përgjigjet për punën e PAN-it, por jo edhe për 12 milionë euro keqpërdorime nga Bordi i SHSKUK-së

Deputeti, Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën plenare në Kuvend ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është i gatshëm për t’u përgjigjur për gjithçka, por vetëm për punën e tij nuk jep përgjigje.

Ky reagim i Haxhiut erdhi pasi ministri Vitia deklaroi se Qeveria PAN nuk ka miratuar asnjë ligj për shëndetësi.

“Dje ishte një lajm i mirë për Kosovën. U bë më në fund ligji për çmimin e barnave. Këtij ligji duhet t’i gëzohet secili qytetar. Kisha pas qejf që ky ligj të bëhet më herët, por fatkeqësisht nuk është bërë…Nuk është bërë më herët, sepse në Qeverinë e PAN-it asnjë ligj për Ministrinë e Shëndetësisë nuk është proceduar. Unë edhe atëherë kam thënë me udhëzim administrativ nuk zgjidhjet kjo çështje. Zgjidhet vetëm me ligj”, ka thënë Vitia.

Ndërsa, më tutje Haxhiu theksoi se Vitia është në gjendje të përgjigjet për punën e PAN-it, por jo edhe për 12 milionë euro keqpërdorime nga Bordi i SHKUK-së.

“Ky është i gatshëm për me u përgjigje për gjithçka, por vetëm jo për periudhën që udhëheq me ministrinë, ky është i gatshëm me u përgjigj për një organogram që po thotë të Bordi të PAN-it, por nuk është i gatshëm me u përgjigje për 12 milionë euro keqpërdorime nga Bordi i SHSKUK-së në vitin 2021 që i ka evidentuar Zyra e Auditorit Kombëtar. Ky thotë sot nuk nënshkruan kontrata pa autorizim marketingu, po po harron që në kohën e pandemisë ky është ministri që ka nënshkruar kontrata pa autorizim marketingu dhe për këtë është hetuar edhe nga Komisioni Hetimor Parlamentar. Ky për çdo gjë jep përgjigje, por jo për punën e tij”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika