Termi femicid, shkak i përplasjes së Musliut – ministres Haxhiu e Fejzës së VV-së

Ministrja, Albulena Haxhiu

Termi femicid, ka qenë shkak i përplasjes në në Kuvend në mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetes së VV-së, Arjeta Fejza.

E gjithë kjo filloi kur, Fejza e VV-së tha se në Kosovë ka femicid, e, kjo i pengoi Musliut të PDK-së e cila reagoi ndaj saj, duke thënë se kujt po i konvenon që ta quajnë shoqërinë kosovare shoqëri femicide.

Musliu theksoi se në Kosovë nuk ka femicid po ka dhunë ndaj grave, ka vrasje ndaj grave por edhe ndaj burrave.

“Prita që po reagoni ndaj deklaratës së Arjetë Fejzës, tha që në Kosovë ka femicid, kujt po i konvenon që me bë shoqërinë tonë shoqëri femicide, në shoqërinë tonë nuk vriten gratë vetëm pse janë gratë, kuptojeni një herë e përgjithmonë, fjala femicid do të thotë urrejtje ndaj grave me përmasa të mëdha, ka dhunë ndaj grave, vriten gra, vriten edhe burra, por nuk guxojmë që në këtë parlament i japim”, ka shtuar ajo.

E kësaj deklarate të Musliut, i reagoi ministria Haxhiu, e cila tha se në Kosovë ka femicid dhe mohimi i tij i inkurajon kriminelët.

Ministrja ka thënë se mendësia e Musliut është mendësi e PDK-së, e cila nuk ka bërë asgjë për ta luftuar dhunën ndaj grave.

Por, Musliu vazhdoi të kundërshtojë se në Kosovë nuk ka femicid.

“Të dalë të kërkojë një deputete, të kërkojë komision hetimor parlamentar për dhunën, atëherë unë me qenë ministre e drejtësisë kisha dhënë dorëheqje. Unë nuk e kam shpik fjalën femicid as ju s’e keni shpik, po flasim për vrasjen e grave vetëm pse janë gra, ju lutem shumë keni kujdes kur përdorni terminologji për t’u dukur high-class, tendenca për ta shpallur shoqërinë kosovare shoqëri e feminicidit, në asnjë proces gjyqësor nuk është thënë që e kanë vra vetëm pse është grua, jam për dënim maksimal, nuk pranoj të hesht kur dikush e bën këtë dhunë femicide”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika