Kurti pret që marrëveshja me Serbinë të nënshkruhet në Ohër

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, gjatë takimit me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë në takimin e radhës më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shprehur pritshmëritë e tij që në takimin e 18 marsit në Ohër të nënshkruhet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit të tyre është diskutuar për përgatitjen e takimit të nivelit të lartë të caktuar për datën 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kurti ka theksuar gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë që të jetë një palë konstruktive, e përgjegjshme dhe e përkushtuar në parimet e demokracisë liberale e të vlerave të Bashkimit Evropian.

Ndërsa, Lajçak pas takimit me Kurtin ka thënë se qëllimi kryesor i vizitës ishte ta ketë të qartë se si Kosova e sheh implementimin e marrëveshjes, derisa shtoi se takimi i ka përmbushur pritshmëritë e tij sa i përket kësaj çështjeje.

“Teksti ishte pranuar dhe u publikuar, të gjithë e dinë çfarë përmban. Po ashtu u pajtuam të takohemi dhe të shikojmë si do të impelementohet, cilët janë hapat, dhe për kohën, ndryshe do të ishte marrëveshje politike dhe joformale. Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i zbatimit me Kurtin, kishim bisedë konstruktive dhe të rëndësishme për këtë çështje”, ka thënë ai.

“Qëllimi kryesor i vizitës ishte të shohim si e sheh Kosova implementimin, takimi i ka përmbushur pritshmëritë e mia në këtë kontekst, pastaj do të shkoj në Serbi të shoh. Tash shoh më mirë për pritshmëritë e Kosovës për implementimin”, ka vijuar ai.

Po ashtu, Lajçak ka bërë të ditur se në rast se të dyja palët pajtohen, më 18 mars pritet të nënshkruhet marrëveshja.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika