Shtatë të vrarë në Hamburg, ndër ta besohet të jetë edhe sulmuesi

Shtatë persona raportohet se janë vrarë nga një sulm me armë zjarri në Hamburg të Gjermanisë.

Sipas mediave lokale, ndër të vdekurit besohet të jetë edhe ai që e kreu sulmin. Por, sipas policisë ende nuk është e sigurtë një gjë e tillë.

Hetuesit kishin “indikacione se një autor mund të ketë qenë në ndërtesë dhe mund të jetë edhe mes të vdekurve”, tha një zëdhënës në vendngjarje.

“Vetë oficerët dëgjuan gjithashtu një të shtënë që vinte nga katet e sipërme të ndërtesës. Ata u ngjitën lart dhe gjetën gjithashtu një trup atje,” tha  zëdhënësi i policisë.

Nga ky sulm mbetën të plagosur mbi 20 persona.

 

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika