Shtatë persona të vrarë në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani

Policia e Gjermanisë ka konfirmuar se shtatë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri brenda një objekti të përdorur si kishë nga Dëshmitarët e Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut, të enjten në mbrëmje

Pamje nga vendi i ngjarjes. Foto: AP

Shatatë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri brenda një objekti të përdorur si kishë nga Dëshmitarët e Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut, të enjten në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Gjermanisë.

Policia e Hamburgut tha gjatë natës se beson se ishte vetëm një sulmues dhe se besohet se ai ishte në mesin e të vdekurve.

Ata bënë të ditur se pasi oficerët arritën dhe gjetën njerëz me plagë të dukshme me armë zjarri në katin e parë, ata dëgjuan një të shtënë në katin e sipërm dhe gjetën një person të plagosur rëndë aty, për të cilin dyshohet se mund të ketë qenë sulmuesi.

“Hetimi për motivin e krimit po vazhdon”, tha policia.

Zëdhënësi tha se policia u njoftua për të shtënat rreth orës 21:15 të enjten dhe kanë dalë me shpejtësi në vendngjarje.

Kryetari i Bashkisë së Hamburgut, Peter Tschentscher, shkroi në Twitter se lajmi ishte “tronditës” dhe shprehi ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave.

Dëshmitarët e Jehovait janë pjesë e një kishe ndërkombëtare, e themeluar në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 19-të dhe me seli në Uaruik të Nju Jorkut. Kisha pretendon se ka një anëtarësim prej rreth 8.7 milionësh besimtarëve në mbarë botën, me rreth 170,000 në Gjermani.

Anëtarët janë të njohur për përpjekjet e tyre për të shpërndarë besimin e tyre përmes trokitjeve në dyer dhe shpërndarjes së literaturës në sheshet publike.

Praktikat e veçanta të këtij besimi përfshijnë refuzimin për të mbajtur armë, për të marrë transfuzion gjaku, për t’iu përulur flamujve kombëtarë ose për të marrë pjesë në qeverisjet laike. REL

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika