“Mizën mbas veshi”, Vuçiq akuzon Perëndimin: Duan që Kurti të duket si Zelensky, e unë të jem një lloj Putini

Vuçiq theksoi se “për fatin e keq” të Serbisë, Kosova e ka mbrojtjen dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë dhe kjo nuk do të ndryshojë, pasi sipas botëkuptimit të tij, Kosova është “fëmija” i tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare, kinse po duan “poshtërimin e Serbisë”.

Sipas logjikës së tij dhe me “mizën mbas veshi”, qëllimi i palës kosovare është që ta paraqes kryeministrin Albin Kurti si presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa vetë atë si Vladimir Putinin.

Vuçiq theksoi se “për fatin e keq” të Serbisë, Kosova e ka mbrojtjen dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë dhe kjo nuk do të ndryshojë, pasi sipas botëkuptimit të tij, Kosova është “fëmija” i tyre.

“(Shqiptarët) ata duan që Serinë ta shtyjnë në konflikt. Ata duan që Serbia të hyjë në konflikt me NATO-n. Ata i dinë që nuk është konflikt me ta. Duan që Serbinë ta shtyjnë në konflikt me NATO-n, ai (Kurti) të shtiret si një lloj Zelensky, që unë të jem një lloj Putin-i dhe kështu me radhë, dhe kjo është ajo që ata po tentojnë, kjo që po bëjnë gjatë gjithë kësaj kohe. Për fat të keq për këtë, ata padyshim kanë mbrojtjen dhe mbështetjen e një pjese të konsiderueshme të komunitetit ndërkombëtar dhe kjo nuk do të ndryshojë sepse është ‘fëmija’ i tyre”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika