Në Itali protestohet pas mbytjes së 75 emigrantëve

Si pasojë e fundosjes së një varke më 26 shkurt në Itali, kanë humbur jetën 75 emigrantë. Për t'i përkujtuar ata, mijëra persona kanë marrë pjesë në një marshim solidariteti në qytetin italian të Cutros të shtunën

Foto: AFP

Mijëra persona kanë marrë pjesë në një marshim solidariteti në qytetin italian të Cutros të shtunën, për të përkujtuar 75 emigrantët që humbën jetën si pasojë e fundosjes së një varke më 26 shkurt.

Në mesin e protestuesve ishin edhe drejtues të pushtetit vendor, si dhe presidentja e organizatës “Emergjenca”, Rossella Miccio.

Miccio ka thënë se është detyrë e Qeverisë ta përballojë çështjen e emigrantëve, duke marrë masa të sigurta dhe ligjore, pasi ashpërsimi i dënimeve ndaj trafikanëve nuk do të ndalojë kalimin e paligjshëm.

Aktivisti nga Crotone, Pasquale Figliomeni, ka thënë se “Njerëzit vazhdojnë të vdesin në det, ne duhet të ndalojmë këto masakra, këto vrasje”.

Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX, ka thënë se në dy muajt e fundit, kalimet e rrezikshme në Detin Mesdhe janë dyfishuar, të dhënat flasin për më shumë se 12 mijë kalime të paligjshme. Muajin e kaluar, shifrat janë trefishuar krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 7 mijë.

Agjencia e Emigracionit e OKB-së vlerëson se rreth 300 njerëz kanë vdekur, janë zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur përgjatë rrugës së rrezikshme të Mesdheut qendror këtë vit.

Protesta vjen në kohën kur më shumë se 3 mijë emigrantë kanë arritur në ishullin italian të Lampedusas gjatë ditëve të fundit. VoA

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika