Rita Ora shkëlqeu në ndejën e “Vanity Fair” pas ceremonisë “Oscar”

Rita Ora dukej e mahnitshme teksa mori pjesë në festën e Oscars Vanity Fair

Rita Ora ka pasur disa ditë mbresëlënëse në aspektin e mosës, përpara edicionit të 95-të të ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Këngëtarja dhe kantautorja britanike, e cila e njeh mirë fushën e modës dhe di ta tërheqë vëmendjen e publikut me stilin dhe dukjen e saj, i ndoqi disa ndeja të organizuara para ceremonisë “Oscar”, para se ta ndiqte ndejën kryesore të vitit, “Vanity Fair Party”, e cila mbahet pas ndarjes së shpërblimeve akademike dhe zë vend në qendrën për artet performuese “Wallis Annenberg” në Los Anxhelos.

Ora shkëlqeu në këtë ngjarje e shoqëruar nga Taika Waititi, e veshur me një fustan të bardhë me tyl të dizenjuar nga shtëpia e modës me bazë në New York, “Wiederhoeft”.

Stili që ajo zgjodhi nga koleksioni i gatshëm i markës për Vjeshtë/Dimër ’23-’24, të kujton një fustan me korse që mund të shihet në një film përrallor.

Teksa kamerat e fotografonin çiftin e sapomartuarit, ata nuk hezituan të pozojnë gjatë parakalimit mbi qilim të kuq, madje në një moment edhe e ndanë një puthje për të gjithë fotografët e pranishëm.

Kjo ishte një nga paraqitjet e para të këngëtares dhe regjisorit të famshëm në publik, prej se u martuan në një ceremoni intime në Londër, në gusht të vitit të kaluar. Ata dukeshin të lumtur dhe të dashuruar si kurrë më parë.

Kujtojmë se vetëm para një viti e gjysmë, Rita dhe Taika, e shënuan debutimin si çift mbi qilim të kuq, në premierën e filmit “The Suicide Squad” në Los Angeles.

“Ne ishim miq të mirë për gjashtë vjet. Për shkak të angazhimeve profesionale unë shkova në Australi dhe të dy kishim punë të ndara dhe nuk njihnim shumë njerëz atje. Prandaj ishte bukur ta shihja një fytyrë të njohur dhe në njëfarë forme botët tona u bashkuan. Kjo ishte e tëra. Dhe në momentin që e kuptova se në shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin, dhe pavarësisht se isha në lidhje jeta ime nuk ndryshoi thjeshtë u bë më e mirë, e kuptova se Taika është personi i duhur për mua”, kishte deklaruar Ora në një intervistë të fundmi për revistën “British GQ”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika