15 vjet nga tragjedia e Gërdecit

Të mërkurën e 15 marsit bëhen 15 vjet qëkur tragjedia në Gërdec në një “fabrikë” për demontimin e armëve në fshatin afër Vorës mori jetën e 26 personave dhe la të plagosur 300 persona

Tragjedia në Gërdec

Të mërkurën bëhen 15 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit në një depo të demontimit të municioneve.

Si pasojë e këtij shpërthimi ishin dëmtuar edhe qindra shtëpi që ishin përreth zonës në Gërdec.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën e 15 marsit të 2008-s, në një “fabrikë” për demontimin e armëve në fshatin afër Vorës, pikërisht në orën 12:05 të mesditës.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit, që shpërtheu më 15 mars 2008 në Gërdec, u dënua me 18 vjet burgim, ish-drejtori i MEICO, po ashtu me 18 vjet burgim, ndërsa administratori i fabrikës Alba-Demil me 10 vjet burgim./KP

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika