Tri ditë para takimit në Ohër, Escobar viziton Beogradin

Tri ditë para takimit në Ohër, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën e 15 marsit do të vizitojë Serbinë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën e 15 marsit do të vizitojë Serbinë, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas mediave në Serbi, takimi do të zhvillohet në orën 15:15 në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit serb.

Pas takimit, siç është paralajmëruar, do të lëshohet një komunikatë për media.

Escobar do të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, shkruan KP.

Pas vizitës në Serbi, i dërguari i SHBA-së pritet të jetë për vizitë edhe në Kosovë.

Në Serbi vizitën dyditore e ka përfunduar edhe i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, qëllimi i marrëveshjes nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë, por përkundrazi qëllimi është krijimi i një situate të favorshme dhe hapja e derës evropiane.

Lajçak ka thënë se propozimi franko-gjerman i mishëruar tashmë në një marrëveshje për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan, të paktën gojarisht, flet për normalizim, jo për ndonjë lloj kapitullimi.

Ndryshe, Zyra e Kryeministrit kishte dhënë detaje për takimin e 27 shkurtit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në njoftimin e ZKM-së, thuhej se pas takimit bilateral me përfaqësuesin e lartë, Borrell, dhe emisarin e BE-së Miroslav Lajçak, u zhvillua takimi trilateral pas të cilit Kosova është treguar e gatshme të nënshkruajë “Marrëveshjen Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, por është refuzuar nga Serbia.

Po ashtu, thuhej se është arritur dakordimi që teksti i propozimit të BE-së, mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos ndryshojë.

Tutje thuhej se, edhe pse Serbia nuk është treguar e gatshme ta nënshkruajë propozimin, palët do të nisin bisedimet për planin e zbatimit.

“Palët do të fillojnë bisedimet për planin e zbatimit. Ky plan duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”, thuhej në njoftim.

Në njoftim është theksuar se marrëveshja e arritur në këtë takim është mes palëve që e njohin njëra-tjetrën si të barabarta, dhe është arritur mbi bazën e respektimit të barazisë sovrane të shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika